Është vënë në pranga nga sektori i Krimeve të Rënda në Durrës shtetasi Agron Bejdolli.
Ai është krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut, gjithashtu i shpallur në kërkim prej kohësh.
Ky shtetas është me masë sigurie arrest në burg për “heqje paligjshme të lirisë (pengmarrje)” në bashkëpunim me Rrumin, të dy vëllezërve Beqiraj në tetor 2022.
Bejdolli u kap në shtëpinë e një kushëriri të tij.