Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kështu, Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masat e sigurisë për Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me çështjen e privatizimit të kompleksit Partizani.