-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-‘Mbylle gojën’! Meta: Dumani më kërkoi të iki nga Shqipëria! Mesazhi i koduar

Kryesoret

Ilir Meta: Dumdumani është palaço. Është shndërruar në një pistoletë të Edi Ramës për të vrarë pluralizmin politik. A thash për Dvoranin dhe doli kështu. Dumdumani nuk ka këllqe që të merret me cështjen e detit, pse nuk merret ai?!  Vijmë tek Dumdumani, Veliaj dhe Ahmetaj. Ahmetaj bëri një deklaratë, edhe bëri të qartë se nuk kishte asnjë lidhje me procedurën për inceneratorët, aludoi qartë për Ramën dhe aludoi për Veliajn. KLP ti thotë Dumdumanit që të mos bëjë deklarata politike. Një ditë më pas Dumdumani mblodhi gazetarët dhe tha presini se do të ketë surpriza dhe surpriza ishte puna e “BUKËS” që e bëri Veliaj. Mesazhi i Dumanit ishte për Ahmetaj, “mbyll gojën dhe shijo ato që ke”. Këta, SPAK u lodhën shumë që të arrestojë drejtorë dhe të shpëtojnë Erion Veliajn. Këta arrestojnë drejtojë që të shpëtojnë ministra. U lodhën shumë me ministrat vetëm për të mbrojtur Ramën. Hetohen koncesionet por biznesi vazhdon. Lekët shkojnë aty ku duhet. Nuk presim nga Dumani të bëjë drejtësi të vërtetë, ai synon që të prodhojë statistika. Ai nuk ka guxim, dridhet si lepur përpara Edi Ramës. Do të vijë momenti kur populli do të marrë vendime për të arrestuar ndonjë kryebashkiak apo ndonjë prokuror. Pse u shqetësuan kaq shumë ata dhe sekuestruan celularin e Elton Qynos, sepse aty dalin të gjitha lidhjet, ku vepron SPAK dhe ku mbron njerëzit e Edi Ramës. Po të ishte SPAK-u serioz, dosjen e Dibrës e kishte marrë vetë dhe atë ankesën e opozitës për zgjedhjet në Elbasan e kishte marrë dhe jo ta çonte atje dhe KLP ka fajin e vet dhe nuk e dëgjoi pretendimin e opozitës se nuk mund të hetojë Elbasanin sepse vëllai i prokurorit të Elbasanit ishte kandidat për deputet. Por t’i shkojë mendja atij, këtyre, Duman, Dvoran, të sekuestrojnë partinë e Lirisë? Pupupupu. I kam tonet e larta sepse është momenti për t’i shkundur, Tedin, Erisën dhe të gjithë për të rrëzuar regjimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit