Moti i keq ka përfshirën vendin tonë, me reshje të dendura dhe përmbytje rrugësh në disa qytete.
Bashkia e Vlorës ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm gjatë ditës së sotme dhe të shmangnin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme.
Gjithashtu nëpërmjet një reagimi në Facebook, sqaron se Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, është mobilizuar për të mbajtur në gatishmëri rrjetin e kanalizimeve dhe hidrovorët e vegjël në Bashkinë Vlorë.
“Në Qarkun e Vlorës, ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave, parashikojnë se gjatë ditës së sotme, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në datën 18.04.2023, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.
Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, është mobilizuar për të mbajtur në gatishmëri rrjetin e kanalizimeve dhe hidrovorët e vegjël në Bashkinë Vlorë.
Siguria e çdo qytetari është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët.”, shkruan ne Facebook.