Është arrestuar në Gjermani Vladimir Kola. Personi i cili në bashkëpunim me të tjerë në 3 tetor 2022 ka ekzekutuar shtetasin Briken Senaj.
“Sot me datën 16.04.2024, si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden, në Gjermani u bë arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Vladimir Kola, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.
Vepra penale: Plagosje me pasoje vdekjen, keqtrajtim, vrasje, armembajtje paleje, eksplozive etj.
Permbledhje faktesh:
Me datën 03/10/2022, rreth ores 22:50 tek Kodra e Diellit, shtetasi Vladimir Kola ne bashkepunim me persona te tjere ka qelluar per vdekje shtetasin Briken Sanaj” njofton policia.