Komisioni i Disiplinës në FSHF ka përjashtuar ekipin e të rinjve të Erzenit nga gara dhe kompeticioni pas dhunës në sfidën përballë Partizanit. Dënime të shumta edhe për lojtarët e kuq.
“KF Erzeni U-21, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/i, 8/1, 13/2/d, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë dhe përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%” njofton FSHF.
Ndeshja e moshave U-21 mes Erzenit 2-2 Partizani degjeneroi në dhunë pas fërshëllimës së arbitrit në stadiumin e Shijakut. Të dyja kampet u përfshinë në përleshje.
Dy nga lojtarët kanë përfunduar në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore, teksa rreth 20 të tjerë janë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimet për ngjarjen.