Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamje ku dy të rinj hedhin mobilie të vjetra nga ballkoni duke vendosur në rrezik jetën e banorëve.
Ai thekson se Policia ka reaguar në kohë, ndërsa ka kërkuar më shumë bashkëpunim me qytetarët për të frenuar akte të tilla, që vënë në rrezik jetën e komunitetit dhe prishin qetësinë publike.
Ministri Balla këto i ka konsideruar akte “turpi”, që nuk i shkojnë për shtat sjelljeve qytetare. “Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiliet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni. Turp!”, shkruan ministri Balla.