Pas reagimit të disa ambasadave perëndimore në lidhje me protestën para bashkisë së Tiranës Belind Këlliçi iu është përgjigjur me një fotografi të protestave në Bruksel.
Ai bën thirrje që evropianët të mbajnë po të njëjtin standart si në Shqipëri.
“Një përshëndetje për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo janë dhe partnerët ndërkombëtarë, me foto nga protesta e fermerëve e zhvilluar vetëm 2 muaj më parë, më 26 shkurt 2024, në Bruksel, ngjitur me zyrat qendrore të Bashkimit Evropian. Të gjithë ndërkombëtarët e veçanërisht evropianët, duhet të pranojnë në Shqipëri të njëjtin standard që pranojnë për vendet e tyre.
Ne NUK jemi dhe NUK mund të trajtohemi si një vend i botës së tretë!”, shkruan ai.