Miroslav Lajçak së shpejti do të heqë dorë nga detyra e tij si emisar special i BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Lajçak zbulon se mandati i tij skadon më 31 gusht.
Gjithashtu është bërë e ditur se BE e ka nominuar për Ambasador në Zvicër.
“Ka qenë gjithmonë e qartë sepse mandati i përfaqësuesve specialë të BE-së është i barabartë me mandatin e ambasadorëve të BE-së, i cili zgjat katër vjet. Pra, ekziston një rregull që përfaqësuesit specialë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër vjet. Unë sapo kam filluar vitin e pestë dhe mandati im përfundon më 31 gusht” ka thënë sllovaku.
“Nuk ka pasur kurrë një debat, nuk kam planifikuar asnjëherë të largohem apo të mbetem më gjatë. Është e logjikshme që me lidershipin e ri të Bashkimit Evropian, është gjithashtu mirë që të fillojë një fazë e re e procesit. Pra, deri më 31 gusht, jam plotësisht përgjegjës dhe plotësisht i përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka shtuar tutje emisari.