Dortmund dhe Leverkusen nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në “Signal Iduna Park”, në ndeshjen e vlefshme për Bundesligën.
Për të parë golin e parë të takimit u desh të vinte minuta e 81-të, kur Fullkrug dërgoi sferën pas shpinës së portierit Hradecky.
Kampionët e ri të Gjermanisë ia dolën të marrin një pikë nga ky takim, pas golit të Stanisic në fund, duke mbetur kështu të pamposhtur në Bundesligë.
Me këtë rezultat, verdhezinjtë e Terzic janë në vendin e pestë dhe synojnë një vend që të dërgon në Champions.