-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ‘El Clasico’ për fatin e La Ligas, Real Madrid dhe Barcelona zbulojnë formacionet

Kryesoret

Real Madrid dhe Barcelona do të përballen mbrëmjen e sotme në një sfidë e cila mund të vulosi përfundimisht fatin e La Liga-s.

Një El Clasico e cila mund të rezultoi vendimtare për sezonin e dy gjigandëve spanjollë, kryesisht për Barcelonën. Katalanasit janë jashtë çdo trofeu, pothuajse…

Kjo mund të jetë mundësia e fundit për trajnerin Xavi të fitojë sadopak zemrat e tifozëve këtë sezon. Ish-lojtari i Barcelonës udhëhoqi ekipin drejt titulliut kampion në La Liga sezonin e kaluar, ndërsa tani është në mes të polemikave.

Eleminimi nga Kupa e Mbretit, si dhe nga Champions rritën pakënaqësitë e klubit dhe tifozëve, duke konfirmuar përfundimisht largimin e tij në fund të sezonit.

Tashmë ka vetëm një shpresë, të mbaj gjallë ëndrrën për një përmbysje historike në renditje, ndaj Realit të Madridit kryesues.

Një ëndërr e cila duket platonike, duke parë distancën që ka krijuar ekipi i Carlo Ancelottit.

Real Madrid udhëheq me 78 pikë kampionatin në 31-javë të luajtura, ndërsa Barcelona ndjek me 8 pik më pak.

Pra një fitore në El Clasico vulos gjithçka për dy rivalët historik, ose shkëputje totale për Madridin, ose ende një shpresë për Barcelonën, pasi distanca do të shkurtohej në 5 pik. E megjithatë ky sukses duket i vështirë të arrihet në Bernabeu, por El Clasico premton surpriza.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit