-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas protestave të opozitës, mblidhet nesër Këshilli Bashkiak i Tiranës

Kryesoret

Pas disa protestave të opozitës të zhvilluar para bashkisë së Tiranës, mësohet se ditën e nesërme më 22 prill është njoftuar se do të mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës për të diskutuar kërkesat e këshilltarëve të opozitës, pas protestave të tyre përpara institucionit.

Mbledhja do të zhvillohet nesër në orën 17:00 dhe se pas mbledhjes do të ketë një prononcim për mediat.

Çfarë ka kërkuar opozita?

Opozita ka kërkuar ngritjen e Komisionit të Brendshëm Financiar, që funksionon për një periudhë 4-vjeçare dhe ka në përbërje të saj përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës.

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha gjatë ditës së sotme se Komisioni i Brendshëm Financiar ka për detyrë kontrollin mbi të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga bashkia, në përputhje me buxhetet e miratuara vjetore.

Teliti theksoi se nuk ka ndonjë arsye për të mos e ngritur këtë Komision, pasi është një detyrim i rregullores së brendshme të funksionimit të Këshillit Bashkiak./Balkanweb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit