Gjykata ka vendosur që të lirojë 4 protestuesit të cilët protestuan të premten para bashkisë duke i lënë masën e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Para gjykatës ka dalë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, të arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, në këtë rast të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.