IKMT ka nisur një aksion ditën e sotme për prishjen e sisa objekteve pranë vijës bregdetare në Velipojë ku dhe nuk raportohet të ketë pasur kundërshti nga ana e pronarëve.
Këto objekte ishin kryesisht në zonën e rërës dhe nuk kishin kontratë me bashkinë për të shfrytëzuar territorin.
Edhe në një pjesë tjetër pritet të ketë një projekt për zgjerimin e rrugës.
Disa janë mure rrethuese, tenda apo objekte të tjera të përkohshme.
Deri tani nuk ka pasur reagim të pronarëve. Pjesa më e madhe kanë filluar t’i çmontojnë.