15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maya denoncon bashkëshortin për dhunë, pajiset me urdhër mbrojtje

Kryesoret

Këngëtarja Maya Aliçkaj, është pajisur pak ditë më parë me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës, për shkak të dhunës nga bashkëshorti i saj.

Maja, me emrin zyrtar Fatbardha Ulbirch dhe bashkëshorti i saj Arben Ulbirch (Arben Shuaipi), duket se kanë pasur konflikte prej kohësh me njëri tjetrin, ndërsa më herët kanë qenë pjesë e disa daljeve televizive, ku reklamonin shtëpinë e tyre në periferi të Tiranës.

Shuaipi urdhërohet me vendim gjykate, që të mos i afrohet bashkëshortes së tij, më shumë se 200 metra, duke nënkuptuar edhe vilën e tyre në zonën e Mulletit.

Në një intervistë të dhënë 6 vite më parë, për vilën, këngëtarja ka pranuar se ka pasur konflikte me bashkëshortin e saj dhe për arredimin e vilës.

“Kam marrë një kohë të gjatë ndërtimi i vilës, e kemi ndërtuar ngadalë, për shumë arsye, se jemi marrë dhe me shumë punë të tjera. Nuk e kemi mbaruar me sesbën. Tamam tamam është punuar një vit e 6 muaj. Gjithçka është bërë me të vërtetë shumë cilësore. Duhet të jetë çdo gjë perfekt.

Merrja unë tërë natën në internet, por me të parë dhe të bërë janë larg, e shihte dhe Beni dhe thoshte nuk bëhej dot. Në përgjithësi unë them iku treni, duhet të bëhet, kemi pasur shumë pak debate për pjesën e shijeve, u harxhua shumë këtu, u harxhua shumë atje”, shprehej Maja, në intervistën për Magjistarin.

Maja dhe bashkëshorti i saj janë prindër të një djali, që erdhi në jetë pas shumë vitesh lidhjeje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit