Një 39-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga e policisë italiane pasi iu gjet drogë.
Ai u ndalua për një kontroll në makinë mes Fossalta dhe Noventa di Piave ku ndodhej së bashku me një shtetas italian.
Policia i gjeti dy doza kokaine ushtroi dhe një kontroll në shtëpinë e të dyve ku u sekuestrua një kilogram hashash, 2 peshore preçize dhe 450 euro cash.
39-vjeçari u arrestua dhe u dënua me shtatë muaj burg, me kusht me detyrim për të kryer njëqind orë punë në dobi të përgjithshme.