-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori gjerman: Bojkoti i Listës Serbe, shkatërrues!

Kryesoret

Kosova i kërkon Bashkimit Europian që të heqë masat ndëshkuese pas dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve në veri. Presidentja Vjosa Osmani tha se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga Brukseli, përmes votimit në referendumin e së dielës.

“Për keqardhje dhe shkatërrues”. Kështu e quajti ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, kërkesën e Listës Serbe për bojkotim të votimeve në veri për shkarkimin ose jo të kryetarëve të katër komunave.

Rohde deklaroi se ende nuk është arritur situata kur të gjithë qytetarët të ndihen të përfaqësuar nga kryetarët e katër komunave veriore.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë, qeveria kosovare ka bërë pjesën e saj, duke paraqitur një proces që mund të kishte çuar në më shumë përfaqësim nëse do të përdorej nga votuesit”, tha Rohde.

Diplomati gjerman theksoi se “ata që bënë thirrje për bojkot morën pikërisht atë që kërkuan”. “Bojkoti i kërkuar nga aktorët politikë si Lista Srpska është, siç e kam thënë më parë, për keqardhje dhe shkatërrues kur bëhet fjalë për kulturën demokratike, zgjidhjen e problemeve dhe kujdesin për jetën e përditshme aktuale të qytetarëve”, tha ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit