Kryeministri shqiptar Edi Rama do të nisë një tur takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën.
Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.
Sipas zotit Klosi, nisja e turit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi unë ka me shqiptarët kudo në botë. “Janë politikat e partisë sonë që synojnë lidhje të forta të diasporës me vendlindjen”, tha Klos.
Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndshme për emigrantët. Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë./ TCH