-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi në Itali: PD do integrimin, por Rama e bllokon!

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi një vizitë në Itali së bashku me një delegacion me deputetë të tjerë të Kuvendit të Shqipërisë. Bardhi shkruan se opozita është pro integrimit, por sipas tij është qeveria që po e pengon.

“Romë, Itali | Takimet në Senatin Italian vijuan me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen, z. Maurizio Gasparri.

Opozita ka një qëndrim të qartë dhe të palëkundur: pro integrimit europian. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin. Megjithatë, integrimi duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve.

Fatkeqësisht, mazhoranca po e pengon këtë rrugë duke mbrojtur politikisht korrupsionin, duke zhbërë parlamentarizmin, duke mos respektuar vendimet e gjykatave, duke e kthyer vendin në një republikë që funksionon me urdhra të kryeministrit e sipas Ligjit dhe Kushtetutës.

Te gjitha këto po e minojne besimin dhe progresin e nevojshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit