Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për Bahrije Gjunin, gjyshja e cila rrëmbeu nipin e saj 3-vjeçarë në Durrës dhe e mbajti të fshehur për 8 ditë nga nëna e tij.
Ndaj saj është vendosur masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Në lidhje me ngjarjen më herët ka rënë në pranga dhe gjyshi i të miturit, i cili së bashku me gruan e tij, Bahrije Gjunin thurën planin për të mar nipin e tyre nga nusja e djalit, ky i fundit ka ndërruar jetë në një aksident 1 vit më parë.
Sipas gjyshërve nusja ishte larguar për tek prindërit e saj ku dhe jetonte, ndërsa nuk i lejonte ata të kishin kujdestarinë e fëmijës. Faktorë të cilët sollën këtë situatë alarmante.
Kujtojmë se Bahrie Gjuni është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj.
Ajo ka deklaruar se gjithçka e bëri në emër të dashurisë për nipin dhe dëshirës për ta rritur atë vetë, pas vdekjes së djalit aksidentalisht.