Policia në Kretë ka sekuestruar orët e fundit një sasi të konsiderueshme hashashi dhe 2 persona janë vendosur në pranga.
Sipas informacioneve autoritetet greke kanë arrestuar një 52-vjeçar grek dhe një grua 40-vjeçare nga Shqipëria.
Atyre iu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë hashash.
Një burim policor tha se informacioni ka mbërritur tek autoritetet pas një “goditjeje me thikë” ndaj dy personave, ndërsa pas kontrolleve në shtëpi dhe makina është gjetur edhe shuma e parave prej 23 mijë eurosh dhe peshore precize.