-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jep dorëheqjen shefi i inteligjencës ushtarake izraelite

Kryesoret

Ushtria izraelite njoftoi të hënën se kreu i inteligjencës ka dhënë dorëheqjen për dështimet rreth sulmit të paprecedentë të Hamasit të 7 tetorit, i cili depërtoi mbrojtjen e Izraelit.

Aharon Haliva, kreu i inteligjencës ushtarake izraelite, bëhet figura e parë e lartë izraelite që tërhiqet nga sulmi i Hamasit, i cili vrau 1200 njerëz, kryesisht civilë, me rreth 250 të tjerë të zënë rob dhe ndezi luftën gjashtëmujore.

Haliva tha pas sulmit në tetor mbante fajin për mosparandalimin. Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi kërkesën e Haliva për dorëheqjen dhe e falënderoi atë për shërbimin e tij.

Dorëheqja e tij mund të krijojë terrenin që më shumë drejtues të lartë të sigurisë izraelite të pranojnë fajin dhe të japin dorëheqjen shkruan WP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit