-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Erion Dasho: ‘(Hot)Spot Albanese’ është emisioni që duhet të shihet nga çdo shqiptar

Kryesoret

“(Hot)Spot Albanese” është një emision që duhet të shihet nga çdo shqiptar. Një prej gazetarëve hetues më të njohur të Italisë, Sigfrido Ranucci që i bën një analizë të thellë në serialin REPORT të RAI 3 atij që e cilëson “vendin më të korruptuar të Europës”.

Emisioni që bën bashkë ministrat e brendshëm të Edi Ramës (pjesa më e madhe e tyre të lidhur me trafikun e drogës), policë si Dritan Zagani dhe prokurorë si Besim Hajdarmataj që kanë hetuar lidhjet e shtetit me krimin dhe kanë përfunduar të linçuar, ish-shefin e interpolit italian që pranon dhuratë toka në bregdet në emër të fondacionit të vet, vëllanë e kryeministrit që përdor të njëjtën makinë me narkotrafikantë të dënuar, etj., etj.

Gjysma e parë e emisionit trajton çështjen e kampeve të refugjatëve italianë në Shqipëri, ndërsa pjesa e dytë është “bomba” që duhet të kishte tronditur shoqërinë shqiptare.

Por ç’ndodhi?

Emisioni “Opinion” që pretendoi se do të analizonte emisionin, nga 55 minuta diskutim në studio, 40 minuta u morr me bluzën e një prej të ftuarve, duke sabotuar totalisht qëllimin e bisedës.

Nën justifikimin e “të drejtës së autorit” nuk shfaqi asnjë pasazh nga emisioni. Po kështu edhe pjesa dërrmuese e portaleve (sidomos ata më të njohurit) e kanë injoruar këtë intervistë, sikundër kanë bërë edhe televizionet apo gazetat e lidhura me ta.

Për miqtë e interesuar, linku i emisionit në rreshtin e parë, të cilin i ftoj ta ndajnë sa më shumë, pasi është i vështirë për t’u gjetur i plotë në internet.

VIDEO  – Report(Hot)Spot Albanese

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit