-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetari i RAI i kthen përgjigje Ramës: Agaçi ka konfirmuar se…

Kryesoret

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka sulmuar me fjalë të ashpra emisionin investigativ “Report” të RAI 3 në të cilin trajtohej marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

Rama u shpreh se në këtë emision u bë “shpifja më skandaloze për Shqipërinë”.
Rama thotë se RAI është një ekran që paguhet nga taksat e italianëve “dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!”.

“Aty është trumbetuar që sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë që është një figurë institucionale dhe i cili ishte viktima e atij agresioni të pashembullt refuzuar të përgjigjet… ka kthyer përgjigjet pikë për pikë, pyetje për pyetje, në të njëjtën adresë nga ato pyetje i kanë ardhur dhe në afatin e kërkuar nga dërguesi në mënyrën më të paimagjinueshme pasi flet në atë emision skandaloz, del edhe në kanalet e ujërave të zeza këtu në Shqipëri dhe vazhdon të thotë që askush nga viktimat e tij nuk i ka dhënë asnjë prononcim” – tha Rama në Top Channel.

Mirëpo këtyre deklaratave iu është përgjigjur gazetari italian drejtuesi i emisionit Report, Sigfrido Rannuci ku tha se do ketë një tjetër emision të dielën në lidhje me Shqipërinë ku Agaçi ka dhënë përgjigje.

“Report përgjigjet se Agaçi në përgjigjet e tij me shkrim për korrespondentin tonë Giorgio Mottola, të cilat do të publikohen në profilin e Report, ka konfirmuar se ka qenë avokat i disa trafikantëve të drogës dhe se ka bashkëpunuar në hartimin e protokollit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë. I detyrohesha shumë në emër të së vërtetës. Ne do t’i kthehemi çështjes së emigrantëve të dielën e ardhshme. Emisioni transmetohet çdo të diel në Rai3 në orën 20:55” – shkruan gazetari italian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit