-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Debati/ Vasili: Boll me ping-pong! Vokshi: Shtrij dorën, Ndreca: Plan me 7 pika

Kryesoret

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë pas dështimit të katër mbledhjeve u rimblodh sot. Debati vazhdoi aty ku kishte mbetur, tek rendi i ditës. PS ka çuar një plan me 7 hapa për punën e komisionit, por PD nuk e pranon.

Debati në komisionin hetimor

Plarent Ndreca: E nisni me deklarata politike që nuk i shkojnë frymës së këtij komisioni. Thirrja e mbledhjeve nuk është mbledhje. Thirrja nga kryetarja është thirrje e një anshme. Duhet të jenë të koordinuara me kryesinë e komisionit. S’kemi pasur çfarë të bojkotojmë sa kohë që nuk kemi mbledhje.

Ne jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar po kemi bërë një punë intensive për dy javë atë që ju e keni bërë për vite. Ne kemi punuar. Ligji thotë me të caktuar ekspertë ulen punojnë me njëri tjetrin. Ti lëmë deklarata politike. Këto hapjet janë konsum mediatik por jo për punë eficente të komisionit. E mira do të ishte të uleshim bashkërisht të dakordësim një rend dite. Është komisioni që vendos për rendin e ditës.

Albana Vokshi: Shtrij dorën për të pasur një mbledhje normale, hetim të paanshëm për të bërë transparencë për dy për aferat më të mëdha korruptive.

Petrit Vasili: Këto janë lojëra. E kemi shumë të qartë, kemi rendin e ditës në tavolinë, kjo që bëjnë këta është ping-pong. Boll humbëm kohë dhe boll u tallëm. Sot të mos kishim dy plane, por të kishim një dakordim. Tani është e qartë se cila palë ka ardhur për të bërë punë dhe për të të bërë zhurmë.

Ina Zhupa: Se kush është punë dhe për të vjedhur, këtë e kanë ndarë shqiptarët.

Plarent Ndreca: Ne nuk tallemi me procedurat, po bëjmë procesin e rregullt ligjor. Duhet të garantojmë një proces të rregullt ligjor. Thirrja dhe drejtimi nuk do të thotë vendimmarrje. Kryetari ka vendimmarrje formale dhe jo thelbësore. Nuk mund të ketë fillim pune pa rënë dakord se cfarë do të diskutohet.

LIVE-Debat te hetimi i koncesioneve, Vokshi: Nuk ju pyes fare kur thërras mbledhjen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit