-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Faza e dytë/ Shkolla e Magjistraturës shpall listën përfundimtare të konkurrentëve

Kryesoret

Pas kërkesës për anulimin e fazës së parë të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë, Shkolla e Magjistraturës bën me dije se ka përfunduar procesi i vlerësimit të ankesave dhe se ka shpallur listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, 25 prill ora 08:00 dhe 28 prill ora 11:00 në ambientet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

“Mbi listën përfundimtare të konkurrentëve të kualifikuar për të marrë pjesë në fazën e dytë (testin profesional) të provimit të pranimit në profilin gjyqtar/prokuror/ndihmës ligjorë në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025 dhe datën dhe orën e zhvillimit të provimit

Shkolla e Magjistraturës, në përfundim të procesit të vlerësimit të ankesave, bazuar në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, shpall listën përfundimtare të konkurrentëve që do të vijojnë fazën e dytë të provimit të pranimit.

Faza e dytë e provimit të pranimit do të zhvillohet në dy ditë, konkretisht:

Dita e parë e fazës së dytë të provimit:

Datë 25 prill 2024, ora 8.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë

Dita e dytë e provimit të pranimit:

Datë 29 prill 2024, ora 11.00, në ambjentet e Parkut Olimpik, Salla “Feti Borova”, Tiranë” thuhet në njoftim.

Një ditë më parë kandidatët për prokurorë kërkuan anulimin e fazës së parë pasi thonë se ka pasur probleme. Fillimisht me orarin e provimit  që ishte planifikuar të niste në 08:00 por filloi në 12:00 dhe u mbyll brenda gjysmë ore. Dhe së dyti me fituesit, ku fillimisht u njoftua se numri ishte 74 nga 440.

Ndërsa ditën e djeshme Shkolla e Magjistraturës ka shpallur fitues 121 kandidatë nga 74 që u shpallën një ditë më parë me pretendimin se pajisja nuk ka funksionuar. Për të fituar të drejtën e studimit në Shkollën e Magjistraturës, një kandidat duhet të fitojë minimumi 60 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit