Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka shtyrë seancën paraprake për ish-ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë, lidhur me dosjen e inceneratorit të Tiranës.
Sipas informacioneve nga procesi gjyqësor, gjykata vendosi shtyrjen e seancës për shkak të problemeve procedurale me komunikimin zyrtar të akuzave ndaj disa prej të përfshirëve në çështje.
Mësohet se seanca gjyqësore e radhës do të mbahet me 15 qershor.
Ndërkohë të pandehur në këtë proces janë edhe: Erjola Hoxha, Albina Manccka, Mirel Mëriti, Klodian Zoti, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.









