Një fenomen i rrallë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë në afërsi të fshatit Gajush ku është hapur një gropë me thellësi rreth 15 cm.
Nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë marrë masa për vendosur patrulla në vendngjarje, gjithashtu janë njoftuar inxhinierët e firmës mirëmbajtëse të këtij segmenti rrugor.
Janë angazhuar ekipet e tyre për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme deri ne kryerjen e ndërhyrjes së plotë.