-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcimi i lekut/ Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri arritën vlerë rekord në 2023

Kryesoret

Fitimet e investitorëve të huaj në Shqipëri kaluan nivelin e 1 miliard eurove dhe arritën nivelin më të lartë historik vitin e kaluar.

Të dhënat e Bilancit të Pagesave tregojnë se të ardhurat e investitorëve të huaj në vitin 2023 arritën vlerën e 1.014 miliardë eurove, në rritje me 14.6% krahasuar me një vit më parë.

Kjo shumë përfaqëson zërin e të ardhurave nga investimet në Bilancin e Pagesave dhe përfshin fitimet e shpërndara ose të riinvestuara të investitorëve të huaj në vendin tonë.

Nëse nga shuma totale e të ardhurave nga investimet zbresim vlerën e fitimeve të riinvestuara, shuma e tërhequr nga investitorët e huaj vitin e kaluar (në formën e dividendëve ose yield-eve nga investimet e portofolit) mund të llogaritet në 211 milionë euro, me një rritje prej 37% krahasuar me vitin 2022.

Në kahun e kundërt, edhe flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet (të ardhurat e ekonomisë shqiptare nga investimet jashtë vendit) për vitin 2023 u rritën në 200 milionë euro, 43% më shumë krahasuar me vitin 2022.

Megjithatë, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte gjerësisht negativ në vlerën e 813 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 9.3% krahasuar me një vit më parë.

Duke qenë se investimet e huaja në Shqipëri janë shumë më të mëdha se investimet shqiptare jashtë vendit, bilanci neto i të ardhurave nga investimet ka qenë historikisht negativ.

Rritja e fitimeve të investitorëve të huaj në vitet e fundit mund të shpjegohet me disa faktorë.

Rimëkëmbja e shpejtë të ekonomisë pas pandemisë ka sjellë efekte pozitive edhe për ndërmarrjet e huaja që veprojnë në Shqipëri, duke ndikuar në rritjen e fitimeve. për më shumë kliko KËTU

/Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit