Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë kërkesën e PD për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit.
Zhupa u shpreh se GJK sot “vuri kapakun mbi kapjen e saj politike, edhe shërbimin pa asnjë skrupull të aferave të qeverisë, edhe kur ato bien ndesh haptazi me kushtetutën, me interesin publik, me interesin kombëtar, me mbrojtjen e identitetit dhe trashëgimisë kulturore”.
Teksa ka listuar disa nga shkeljet që ajo pretendon se GJK ka bërë, Zhupa theksoi se hapi i radhës për këtë çështje do të jetë Prokuroria e Posaçme SPAK.