Në garën për drejtimin e Partisë së Lirisë Meta mesa duket nuk do të jetë vetëm pasi ka dal edhe një rival.
Faik Basha do të jetë kandidati tjetër për drejtimin e Partisë së Lirisë.
Kandidimi i anëtarit të Kryesisë dhe njëherësh kryetarit të degës në Kamëz, u njoftua zyrtarisht nga Partia e Lirisë këtë të mërkurë, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen të shtunën në Konventën Kombëtare të 27 prillit.
Bashkë me presidentin e PL, të shtunën do të zgjidhet edhe zv presidentja mes dy emrave: Erisa Xhixhos së propozuar nga Meta dhe Myrvete Asqerit.
Kandidatura e tij është përshëndetur edhe nga vetë Meta.
Meta gjatë një konference për shtyp nga Vlora u shpreh se konkurenca e bën më të fortë.
“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”, tha Meta.