-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Kuajt arratisen rrugëve të Londrës, kaos dhe të plagosur në qytet

Kryesoret

Një mëngjes i qetë në Londër ai i sotmi por kaosi shpërtheu kur rreth shtatë kuaj nga Kalorësia mbretërore u trembën nga zhurma e shkaktuar nga punëtorët e ndërtimit aty pranë, ndërsa po bënin stërvitje në Belgravia, një lagje në perëndim të Pallatit Buckingham, raportuan mediat britanike.

Një situatë që solli arratisjen e tyre nëpër rrugët e qytetit, pa një kalorës që ti kontrollonte, dëmet ishin jo të vogla, me disa makina të përplasura madje edhe të plagosur.

Të paktën 4 persona mbetën të lënduar nga galopimi i kuajve të cilët siç shihet në videot e shpërndara në rrjetet sociale, po vraponin me sa ja mbanin këmbët.

Kuajt u kapën të gjithë menjëherë pas kësaj dhe po i nënshtrohen testeve mjekësore, thanë zyrtarët. Njëri prej kuajve e kishte pjesën e përparme të mbuluar me atë që dukej të ishte gjak ose bojë e kuqe. Ushtria ende nuk e ka konfirmuar nëse ishte gjak apo çfarë e shkaktoi plagosjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit