-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deputeti italian ‘djeg’ Ramën dhe Melonin: Nuk dini ç’është demokracia

Kryesoret

Telefonata e kryeministrit Edi Rama, ndaj televizionit publik italian ‘RAI3’ pas investigimit në lidhje me emigrantët, vazhdon të marrë kritika të forta.

Nicola Frationanni, i cili është deputet dhe sekretar i së majtës italiane, ka bërë një reagim sa i përket ndërhyrjeve të Ramës në lirinë e medias.

Ai është shprehur se “i kujtoj Ramës se në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit dhe nuk tolerohen ndërhyrjet.

Në një vend demokratik respektohet dhe mbrohet liria e shtypit dhe informacionit. Gjithmonë, jo kur është e përshtatshme.

Këtë ia them kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili ka mësuar aq shumë nga Italia për të kopjuar metodat e Tele-Melonit edhe përtej kufijve të saj.”

Më tej ai shton se ‘ nëse dikush mendon se në marrëveshjen për emigrantët në Shqipëri, nuk duhet të bëhen pyetje apo investigime, atëherë nuk ka kuptuar ç’është demokracia.”

Edhe Komisioni parlamentar i medias, që njihet edhe si Komisioni për Mbikëqyrjen e RAI-t, e quan këtë telefonatë të Ramës, një ndërhyrje të papranueshme dhe flagrante në lirinë e medias.

Barbara Floridia ka thënë se është paradoksale që një shef i huaj qeverie ndërhyn tek një menaxher i shërbimit publik pasi është përmendur në një investigim gazetaresk. Edhe nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, do të besonte se ai ishte dëmtuar në një farë mënyre nga investigimi i ‘Report’, kjo nuk mund të justifikojë në asnjë mënyrë ndërhyrjen e tij të drejtpërdrejtë te Rai”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit