Prokurori i SPAK-ut, Elvin Gjokaj nuk ka pranuar kallëzimin Olsi Ramës kundër kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi për të nisur hetimet për shpifje për deputetin demokrat për deklaratat që bëri për dosjen Xibraka.
Bardhi akuzon se në dosjen Xibraka ka qenë i përfshirë edhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Pas deklaratave të Bardhit, Olsi Rama iu drejtua SPAK-ut për shpifje dhe kallëzim të rremë, por prokuroria ka vendosur që të mos fillojë hetimet.