-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hije skandali te Magjistratura, Arben Rakipi: Ishte gabim teknik!

Kryesoret

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi doli në një konferencë për mediat për të sqaruar të vërtetën sipas versionit të tij për problemet me listat e fituesve nga faza e parë. Ai tha se gabimi ka qenë teknik dhe nuk lidhjet me aspektin njerëzor.

Gabimi ishte teknik, kemi siguruar një pajisje tjetër që bëri të mundur që të lexojë çelësin me 100 pikë sikur duhet ta kishte lexuar pajisja e parë. Meqë leximi i dytë solli rezultat thuajse të njëjtë me të parin +4 pika, ndryshoi numri i ftueseve, nga 79 shkoi në 121 për shkak të verifikimit të pajisjes së dytë.

Studentë, kandidatë kanë paraqitur ankesat e tyre. Kjo na shtyu që të verifikojmë të gjitha ankimet e bëra. Në përfundim të shqyrtimit rezultoi se fitues janë edhe 10 të tjerë përpos 121 të parë dhe lista përfundimtare është shpallur dje me 131 kandidatë fitues që sot janë duke zhvilluar fazën e dytë të vlerësimit. Defekti është teknik. Nuk ka asnjë lidhje me elementin njerëzor” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit