Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë thirrje për masa urgjente për të mbrojtur komunitetin hebre në Mbretërinë e Bashkuar pas një serie sulmesh antisemitike.
Në një deklaratë të publikuar, Zyra e Netanyahut shprehu shqetësimin për “dobësinë” e autoriteteve britanike përballë këtyre sulmeve dhe kërkoi veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e hebrenjve.
“Fjalët nuk mjaftojnë për t’u përballur me këtë fatkeqësi”, thuhet në reagim.









