-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallëzimi/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Olsi dhe Xibraka njësoj si ti dhe McGoningal

Kryesoret

Demokrati Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, në lidhje me akuzat e tij për përfshirjen e Olsi Ramës në drogën e Xibrakës, për të cilën SPAK sqaroj se Bardhi nuk ka bërë asnjë kallëzim dhe nga ana tjetër rrëzoi kallëzimin e vëllait të kryeministrit.

Në reagimin e tij Bardhi shprehet se nëse Rama do kuptonte nga ligji atëherë Shqipëria do ishte një vend më i mirë, por ndodhet në listën e vendeve me më shumë korrupsion.

Ndër të tjera shton se do merret vesh nëse ai ka bërë kallëzim në SPAK apo jo, teksa shprehet se Rama nuk mund t’i shmanget të vërtetës dhe se përfshirja e Olsit në drogën e Xibrakës është aq e vërtetë sa aferet që Edi Rama ka pasur me McGoningal.

Rama: Kallëzimi i Bardhit s’paska ekzistuar, e hëngrët sapunin për djath

“Për zhurmën e ditës, do ta kuptojë shumë shpejt Edi Rama, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij që ka përdorur të njëjtën makinë me kartelin e drogës. Dallimin ligjor të informacionit/kallëzimit që kam dërguar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion me kallëzimin e ri që regjistrohet në regjistrin e veprave penale në kuptimin penal të fjalës, mund t’ia shpjegojë fare mirë Engjëll Agaçi, eksperti i tij për çështjet e trafikantëve të drogës. Megjithatë një shpjegim mund t’ia jap dhe unë.

Çështja e hetimit të përfshirjes së Olsi Ramës në trafikun e Xibrakës është njësoj si çështja e hetimit të përfshirjes së Edi Ramës në aferën e korruptimit të ish-shefit të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal” thuhet në reagim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit