Deputetja e partisë demokratike Ilda Dhori gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor për Koncesionet dhe Shëndetësinë është shprehur se deputetët socialist po bëjnë rolin e gjykatësit në këtë komision. Ajo tha se ata po shkelin standartet e tyre
“Është e disata seancë që mblidhemi në këtë komision dhe përfundojmë pa një produkt ndërkohë që komsioni tjetër po avancon.
Nuk e kuptoj nga çfarë kanë frikë deputetët socialist, kanë frikë nga informacioni?
Kolegët socialiste justifikojnë diçka që nuk justifikohet mungesën e informacionit.
Pra informacioni u morr në rrjetet sociale, e tha kolegu jot, ky është treguesi i seriozitetit në këtë komsion.
Ne dhamë 2 javë kohë thotë kolegia juaj për të marrë informacion atëherë ju e keni informacionin pse na e pengoni ne?
Ju po shkelni mbi standartet tuaja.
Kolegët socialist po bëjnë rolin e avokatit.”