Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet dhe Shëndetësinë. Sa ka nisur kjo mbledhje ka pasur një përplasje mes kryetares Albana Vokshi dhe Plarent Ndrecës.
Plarent Ndreca: Thirrja e mbledhjes nuk është mbledhje, është mbledhja e njëanshme nga kryetari. Mbledhjet nuk duhet të jenë të pakoordinuara dhe nuk kemi ardhur pasi nuk ka pasur mbledhje kur jemi kombinuar bashkë për datën dhe orën dhe ja ku jemi.
Ne s ‘kemi bojkotuar madje për 2 javë kemi punuar dhe më shumë e se ju, një plan më të detajuar se ju
Ju bëj thirrje të hiqni dorë nga deklaratë politike. Dhe kjo që s kemi punuar është gënjeshtër.
Albana Vokshi: Nuk e di cili nen i referoheni, kam zbatuar në mënyrë rigorze nenin 12
Ma ka dhënë këtë atribut ligji është kryetari ai që e thërret dhe ia që e drejton mbledhjen dhe këtë e ka bërë ligjbërërsi se nuk do mbetet vetëm dëshirë dhe vullnet.
Mbledhja është e detyrueshme doni apo s doni ju he ju keni thyer rregulloren 4 herë.