-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bylykbashi: Riktheni koalicionet, Diaspora jo me patronazhistët

Kryesoret

Grupi i PD-së ka shpalosur propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita kërkon rikthimin e koalicioneve, forcimin e ndëshkimeve për shitblerjen e votave dhe votën e Diasporës.

Ne propozojmë që duhet rikthyer mekanizmi i koalicionit në Kodin Zgjedhor. Gjithashtu ne angazhohemi që përmes përmirësimit të kuadrit ligjor ekzistues, të trajtojmë rekomandimet e OSBE-së, janë shumë të rënda dhe duhet t’i trajtojmë. Duhen dispozita të reja penale, ose të forcojmë ato që janë, ndëshkimi të jetë më i fortë dhe të detajojmë shkeljet me figura të reja.

Në mënyrë që prokuroria dhe SPAK të mos të vijnë rrotull dhe t’u hedhin hi syve shqiptarëve duke bërë sikur hetojnë, por pa bërë asgjë. Është detyra e SPAK-ut krimi zgjedhor dhe asgjë nuk ka ndodhur dhe ashtu prokurorisë së zakonshme, por nuk kanë bërë asgjë. Vendosin me urdhër nga Rama, fillojnë blejnë vota dhe të drejtë vote duke i detyruar që të ndërrojnë shtëpi.

Veç ndryshimeve në kodin zgjedhor shitblerjen e votës dhe shkelje të tjera, me këto ndryshime të trajtojmë këtë aspekt. Gjithashtu angazhohemi për të bërë realitet votën e diasporës. Censusi ka prodhuar të dhëna dramatike, që PS i fsheh për të mos treguar që Shqipëria është shpopulluar. Aktualisht sistemi, kodi zgjedhor e lejon, por sistemi që imponoi PS është shumë i vështirë dhe i rëndë.

Vetëm 18 mijë vetë janë përzgjedhur në mënyrë selektive nga mekanizimi shtetëror që duhet të aplikojnë nga e-Albania, PS përdor patronazhistët e diasporës për të mbledhur votën e diasporës. 18 veta janë mjaftueshëm sa për të prishur rezultatin e cdo qarku. Duhet të votojnë të gjithë. A bëhet para 2025? Po, sigurisht që është e mundshme” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit