Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas shpalljes së gati 90% të rezultateve të zgjedhjeve presidenciale deklaroi se ka biseduar me Arben Taravarin dhe se e uroi për rezultatin. Mickoski paralajmëroi edhe bashkëpunim me koalicion “VLEN” të Taravarit pas zgjedhjeve parlamentare.
REL: A do të vendosin shqiptarët për presidentin e Maqedonisë?
“Para se t’iu drejtohem juve u dëgjova edhe me opozitën shqiptare, me z.Arben Taravarin, e urova për rezultatin dhe i urova zgjedhje parlamentare të suksesshme dhe Qeveri të ardhshme në Maqedoni”, u shpreh Hristijan Mickoski.
90% u numëruan! Fituesit dhe humbësit e mëdhenj nga zgjedhjet në Maqedoni