“Kurrë mos u dorëzo, kurrë mos u dorëzo, mos dysho kurrë se e vërteta do të mbizotërojë miku im i dashur”.
Këto janë fjalët që mbyll mesazhin e tij Kryeministri Edi Rama për Kryeministrin spanjoll I cili po mendon të dorëhiqet për shkak të hetimeve që kanë filluar për përfshirjen e gruas së tij në korrupsion .
Por cdo vendimmarrje politike merr parasysh kontekstin shoqëror të vendit .
Pra ka popuj që qindarkat e fundit I harxhojnë për bukë ose për të ikur nga vendi , ndërsa ka edhe popuj që i harxhojnë për barut . Të parët sundohen e skllaverohen të dytët krijonë mundësitë të jenë shoqëri demokratike.
Rama mund të ketë besim tek e vërteta e gruas se homologut të tij. Sic kishte besim të patundur tek ” kumbllaxhinjtë ” e skuadrës së tij . Por besimi I tij nuk I hyn në punë as dreqit e rëndësishme është ku ka besim populli spanjoll edhe a pranon ai të skllaverohen apo të mbrojë me cdo kusht demokracinë.
E përfytyroj , Kryeministrin Spanjoll të prekur nga mesazhi edhe besimi I mikut të tij më të ri duke mërmëritur :
”Eh i dashur Edi nuk kemi të gjithë fatin tënd” !