-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Kronikë e belasë së ministrave me burrat dhe krapi në mes si dilemë historike

Kryesoret

Gruaja fut shejtanin në shishe, thotë një proverb, por ministret tona medet, jo nuk ia dalin, hynë në shishen e burrave, thotë ai i bekuar Salianj.

Dikur të gjorat gjenin burrë, siç e ka thënë Zoti vetë me gojë, siç burrat gra. Disa ishin vajza normale e gjetën burra normalë, disa edhe pse normale, gjeten çamarrokë me vese e me ndonje lek.

Ata nuk e kursyen paranë në ditë të zezë dhe një ditë gratë e panë veten ministre, burrat u ndjenë mirë.

Dikur thonin parja e bardhe në ditë të zezë, tani ta shtojmë paren e zezë per ditë të bardha. Kur e zgjedh burrin per qejf, nuk bën t’ia thyesh zemrën.

Tahmaja shtohej, diku prona, diku tendera, diku emerime, ndoj allishverish tjeter, bereqet, bereqet, tërmet, tërmet vikat Damua!!

Ndonjë humbi vite më parë postin se burri shfaqej si qerrata në faj, ndonjë se teper çapken, të tjera mund të ikin se ai nuk mban nervat me vartesit e gruas se nxjerr biçakun, i fut një thikë në ije dhe një në prapanicë aq sa aktualizohet shumë thënia ‘o zot ruana  b….nga burri i shefes’! Tani duhet vrapuar tek Sigal per të siguruar të prapmen si zonë ekskluzive more të uruar.

Ndonjë bën sekserin poshte e perpjete dhe nga frika e pergjimeve i shkruan shifrat neper letra dhe i djeg me çakmak dhe pjesen tjeter te komunikimit e bën me gishta e me mimikë si cjap buzëprerë!

Ç’kohëra more aman, ç’kohëra. Më mirë mos të kesh burrë fare si ka ardhë stina e moti. Të mendohesh gjatë kur martohesh! Ta shtrëngosh mirë fiqirin! T’i thuash rradakes përqendrohu!

Tani e tutje Babo terbieti  ishallah nuk do ndaloje martesat per ato qe duan te bejne karriere dhe do jape urdher qe te ndahen ato që duan ta vazhdojnë ate!!

Qeveria ka rëndesi, paraja jo dënglat sentimentale prej mikroborgjezesh.

Familjet e pushtetit e kanë të madhe ngasjen  dreqerit, te tjeret  jetimë !

Pardje  një nga enigmat e medha që trazonin shqipetaret nder dekada u duk sikur u shua krejt si thengjilli nën furinë e argumentit si ujë.

Por iluzion paskesh qënë , befas pas tulatjes së parë , ajo u ndez perseri si një debat intelektual, politik, gastronomik , biologjik me permasa tragjike mes eksponenteve të mazhorances.

Zëvendes Kryemistrja Belinda nga Ulëza  e shoqeruar nga Tezja e partisë cila e ndiqte me admirim dhe gezim, e gatshmë te llapashitej vete në ujë për të kapur ndonjë, shprazi gezueshem mbi “Boten shqipetare” lajmin se krapi i Ulzës është ku e ku më i mirë se krapi i Shkodres. Ajo tha që ai është edhe gjellë edhe mish. Nën kujdesin e partisë do bëhet më i gjatë se Ulsiu dhe më i mençur se Shalsi. I brymosur me idealet tona ai do te jete solidar, social, socialist dhe i thekur majtist. Tezja u madhengjye. Mes ngasherimit tha ta duam si shok partie! Dhe kur të ngrohemi pranë zjarrit të jugut mejtimet tona tek ky krap safi të perqendrohen!

Ky ishte një perfundim historik nga ana e saj por në Shkoder lajmi u perjetua si shpallje lufte. Krenaria e Qytetit të vjeter u shkryth. Vetë Mamica alias “Madona di Scutari”, u kreshperua , u mvrenjt, mrroli vetullat dhe zjarr i dha zemerimit. Si guxueka ajo që karasin krapin kinez ta krahasoje me atë që është ketu qe kur keto troje u sajuan! Ai levend krap ushqeu  Teuten, Gentin, Balshajt, Venecianet, Karahamahmutin, Ditmirin, Ilir Beqen dhe Benetin ! Tjeter çka natyra vetë perpoq tjeter shumimi artficial, ja per shembull ne pranë Babos u rritem bio jo si shtogu në meze. Shihni ata pranë Muços si rasat”.

Ky debat duket si një shperthim berthamor në gjirin e mazhorances ku e ku me i forte  se denoncimi i Gaz Bardhit, reportazhi i Rai 3 , Drejtoret me 5 dhe ata pa numer. Mbrëmë naten Babua  mblodhi shtatmadhorinë e tij dhe caktoi një komision  të përbërë nga Mete, Nikoqiri, Etjeni , Gonxhe dhe Klosi të cileve u la detyrë që të hanë krap çdo ditë per tre muaj, një ditë nga i Shkodres një tjeter nga i Ulzes, ta hanë ngadalë e me shije, të rrinë shtrember e të flasin drejt dhe mos të nguten në konkluzione të shpejtuara.

Një komision i posaçem në udheheqjen e Kostes së Gramozit e Lindites, do regjistrojë gromësimat , kohëzgjatjen e tyre, duhmem dhe acidet që shperndan. Ai në fund do ju dhurojë  librin e tij të ri “mbi mireqënien sociale”. Do varin turinjet se helbete librat u shkaktojnë të kruara   e kollitje po ai citon Babo rilindasin  dhe “dritë e diturisë perpara do na shpjerë” e ata ulin kokën.

Babua , virani,  keshilloi gjithsesi mirë është mos të shpallet superior njëri krap nga tjetri por të vihet theksi tek e ndryshmja si vlere e gjithësecilit që konflikti të shmanget, per aksh arsye ha të Shkodres per të tjera të Ulëzes. Qerratenj burra , qerrata krap, qerratesha dilema e maraze!

( Analize satirike)

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit