Zbardhen detaje të reja nga operacioni i SPAK-ut që firmosi disa urdhër-arreste për zyrtarë të kadastrës për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
Është ekzekutuar masa e arrestit me burg për Dritan Stokën dhe Agim Osmën. Nga ana tjetër masë sigurie arrest shtëpie është dhënë për Alqi Hajdinin ndërsa detyrim paraqitje është vendosur për Ylli Barutin.