Dimtir Bushati gjatë një bisede në podcastin e tij Public Square së bashku me Ian Bremmer i cili është një shkencëtar politik mjaft i spikatur jo vetëm në SHBA por dhe më gjerë.
Bushati dhe Bremmer diskutuan mbi çështje të rëndësishme të cilat janë kryefjalë e opinionit publik ndërkombëtar, duke nisur nga beteja presidenciale Biden-Trump në SHBA, e cila do të jetë përcaktuese për disa konflikte dhe për mjedisin e ri gjeopolitik, por edhe çështje që kanë lidhje me demokracinë, me sundimin e së drejtës, me ekonominë, me inteligjencën artificiale dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike, me rolin e organizatave ndërkombëtare, me rolin e kompanive ndërkombëtare, dhe ndikimin që ato kanë në sjelljen njerëzore, politike, ekonomike, shtetërore dhe jo vetëm.
Sipas Bremmer, do të ketë shumë më tepër mungesë stabiliteti, paqëndrueshmëri, pasiguri nga shtetet më të fuqishme të botës.
Sipas tij, katër janë frontet kryesore të tensionit gjeopolitik që do të vijnë nga zgjedhja e Trumpi-it, mbi të cilat ai do të vendoste shumë më tepër presion ndaj secilit prej tyre. Në rastin e Lindjes së Mesme, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë në favor të SHBA-ve. Në rastin e Europës dhe Ukrainës, ka më shumë mundësi që rezultatet të jenë kundër SHBA-ve dhe NATO-s. Kina është tërësisht një mister.
Gjithçka mund të ndodhë.
Teksa bien dakord që inteligjenca artificiale është një faktor dominues që mund të jetë një forcë pozitive, por mund të ketë edhe pasoja shumë të rënda, Bushati dhe Bremmer shprehen se SHBA-të dhe Kina janë dy fuqi dominuese në botë që kontrollojnë inteligjencën artificiale. Megjithatë nuk është e qartë nëse qeveritë do të kenë një rol të madh në vendimmarrje. Në SHBA kjo është e paqartë.