-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tartar Bazaj: Kur hesht diplomacia shqiptare, zëri i kombit dobësohet!!

Kryesoret

Sa herë që ngrihet zëri për shqiptarët jashtë kufijve, menjëherë aktivizohen disa media të vetëshpallura “të pavarura”, “analistë të përhershëm”, dhe zëra që na japin “leksione”, për “kujdes diplomatik”.

Por çuditërisht, ky kujdes kërkohet vetëm kur janë në lojë interesat shqiptare dhe trojet entyre etnike të cilat kullojnë gjak përmbi 200 vjet dhe rënkojnë për shërim.

Nëse një ambasador shqiptar nuk guxon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atëherë çfarë kuptimi ka përfaqësimi diplomatik? Vetëm ceremoni, darka dhe deklarata boshe, apo edhe përfitim nga taksat e shtetit shqiptar????

Historia jonë nuk është shkruar nga njerëzit që heshtën për të mos mërzitur të tjerët. Është shkruar nga ata që FOLËN FORTË edhe kur kishin gjithë presionin përballë.

Sot problemi nuk është vetëm diplomacia. Problemi është edhe një pjesë e mediave që shiten si “të pavarura”, por që shpesh bëhen më agresive ndaj çdo zëri kombëtar shqiptar sesa ndaj atyre që godasin vetë shqiptarët, dhe çuditërisht marrin dhe mbijetojnë nga taksat tona, duke mos lënë pas edhe pagesat e “miqëve”, për ti bërë dëm këtij kombi.

Të mbrosh shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Sanxhak, Preshevë apo Mal të Zi, Çamëri etj, nuk është ekstremizëm. Është detyrim kombëtar dhe moral. ËSHTË AMANET I TË PARËVE QË NUK E TRETË AS DHEU.

Kombi nuk mbrohet me “studio televizive dhe moral politik selektiv”. Kombi mbrohet me dinjitet, me kujtesë dhe me guxim për të mos heshtur përballë dhimbjes së madhe Kombëtare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit