Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se ai do të merrte pjesë në një debat me Donald Trump për zgjedhjet e nëntorit. “Jam i gatshëm. Nuk e di kur. Do të debatoja me kënaqësi me të” tha ai.
Javët e fundit Trump ka sfiduar Biden që t’i dalë përballë në debat duke u shprehur i gatshëm të debatojë me Presidentin demokrat aktual “kurdo dhe kudo”.
Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së zotit Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve dhe realizimin e më shumë se 3 të tillëve që zhvillohen zakonisht.