-sidi education-spot_img
13.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Kryemadhi-Metës: Mos bëj propagandë me fjalën nepotizëm

Kryesoret

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka bërë dy propozime në Konvetën e forcës politike për të fuqizuar rolin e gruas dhe konfliktin e interesit. Nuk e kurseu një thumb të fortë për Ilir Metën kur i tha që të mos bëjë propagandë me nepotizmin që e ka kthyer në ‘kalë beteje’.

“Në axhendën e Konventës isha pas nja 15 fjalimesh, por meqë qenkam spostuar më përpara, ju kërkoj ndjesë për vonesën. Unë nuk kisha ndërmend të flisja por derisa ishte vendosur në axhendë, vazhdoj t’u qëndroj dy propozimeve; buxhetimin e grave kandidate që do të garojnë për deputete apo këshillin bashkiak.

Në pikën e nepotizmit, vazhdoj që të them që të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm. Një parti vendoset me votë, jo me emërim. Në pushtet vendoset me emërim. Megjithatë unë mendoj që edhe në PL ka ardhur koha, që meqë na u përmend konflikti i interesit në Komitetin Drejtues, shtoj propozimin për konfliktin e interesit. Anëtari i PL nuk mund të propozojë individë me të cilët ka konflikt interesit që të përfitojnë me njëri tjetrin” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit