Në një deklaratë të shkurtër për gazetarët kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për deklaratën e Monikës ku tha se do t’iu përkushtohet më shumë fëmijëve të saj sesa karrierës politike.
Meta u shpreh se Kryemadhi përherë ka qenë një deputete shumë e votuar dhe ia ka dalë ku rikujtoi një fragment të shkurtër ku ajo kishte humbur përballë Bujar Nishanit dhe Meta i kishte blerë një tuaregë.
“Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë fola, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar. Monika pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë.
Edhe Monika u gëzua shumë fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet gjithë ministri u përqëndrua.
Pasi kaloi kënaqësia e parë pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë. Megjithëse e përdorja unë. Doktori më thotë që në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur vë Bujarin dhe e kam të marrrur Tiranën’, tha Meta.