-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi ish-vjehrrin pas divorcit me vajzën, ja kush është autori

Kryesoret

Një tentativë-vrasje ka ndodhur sot në Dragash, ku një person ka plagosur me armë zjarri ish vjehrrin e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa ish dhëndri i tij i dyshuar tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për plagosjen e vjehrrit që u kap nga Policia është Omer Mehmeti.

Nga Policia Rajonale në Prizren kanë dhënë detaje të reja lidhur me incidentin, motivi i të cilit dyshohet të jetë një konflikt mes dy familjeve.

Zëdhënësi Vesel Gashi ka bërë të ditur se deri te plagosja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje të divorcit mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit.

Ai shton se i gjithë rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës.

“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje ne tentativë “ Prizren, 26 prill 2024 Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, ka thënë Gashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit